Skip to content

Parashikimi i motit/ Si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

SHQIPËRI- Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh prej orëve të mesditës e pasdite.

Prezencë e reshjeve të shiut me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut parashikohen me intensitet të ulët përgjatë Ultësirës Perëndimore ndërsa përgjatë zonave malore hera herës në formën e shtrëngatave afatshkurtra, pas orëve të mesditës reshjet humbasin territor duke u lokalizuar në relievet malore në lindje.

Në Alpe priten reshje bore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim kryesor perëndim me shpejtësi mesatare 5ms, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 10ms. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë.