“Vera këto ditë dukej se kishte gjetur një ekuilibër të mirë. Por
sipas ekspertëve të motit, vala e pestë e të nxehtit afrikan po arrin në
gadishullin tonë. Java e ardhshme do të jetë e jashtëzakonshme,
shpjegojnë ekspertët e ilMeteo.it”, shkruajnë mediat italiane.

Sipas meteorologëve, disa zona do përjetojnë temperatura përvëluese, ndërsa të tjera stuhi të forta e breshër.

Nga e hëna më 19 gusht, Sardenja, Siçilia dhe rajone qendrore të
Tirrenit, shpjegon Salvatore de Rosa, meteorolog i ilMeteo.it, do kenë
temperatura të larta.

Por ditët më të nxehta thonë sinoptikanët do të jenë ndërmjet ditës
së martë 20 gusht dhe të enjtes 22 gusht, kur i gjithë rajoni nga
Qendra-Jug dhe ishujt do të arrijnë në temperatura deri në 40 ° C dhe 38
° C, (veçanërisht në Toscana dhe Umbria), dhe Romë.

Valës së nxehtësisë do t’i shpëtojnë vetëm pjesërisht rajonet
veriore, të prekura nga rrymat e Atlantikut, të cilat do të gjenerojnë
stuhi në zonën e liqeneve Lombard, pastaj në Trentino dhe zonën e
sipërme të Belluno.

Kushtet e motit do të vazhdojnë të pandryshuara, vijon eksperti –
deri të Premten në 23 gusht, kur pritet një ndryshim në fundjavë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re