Skip to content

Parashikimi i ri i Nikoll Lesit: Berisha i ka dhëmbët e çelikta, javën e dytë të janarit do ta ndezë zjarr. Do marrë fillimisht selinë pastaj do tentojë kryeministrinë

Sali Berisha Nikolle Lesi compressor 529x354 1

Nikollë Lesi ka bërë një bërë një parashikim të ri për situatën politike në vend.

Ai thotë se Sali Berisha do të marrë selinë dhe do të tentojë kryeministrinë.

“Java e dytë e janarit do të jetë zjarr, jo vetëm te Partia Demokratike, por edhe te Kryeministria”, paralajmërohet në një editorial të gazetës Koha Jonë.

Lesi shprehet se në datën 8 janar merr fund epoka e Bashës në Partinë Demokratike, dhe e njerëzve të tij, që përdorin zyrat e kësaj partie, dhe paguhen me votat e demokratëve.

Në editorialin e tij, referuar deklaratave publike, lesi paralajmëron se Policia e Shtetit mund të marrë në mbrojtje Lulzim Bashën si lider i opozitës, edhe pse sipas tij “Berisha ka dhëmbë të çelikta”.