Evropa mund të arrijë imunitet kolektiv deri në 14 korrik, tha Komisioneri Evropian për Tregun e Brendshëm Thierry Breton, duke theksuar rritjen e pritur të dërgesave të vaksinave.

“Le të marrim një datë simbolike, më 14 korrik kemi mundësinë për të arritur imunitetin në nivelin e kontinentit,” tha Breton në kanalin francez TF1.

Ai vuri në dukje se vaksinat po mbërrijnë.

“Midis marsit dhe qershorit, do të shpërndahen midis 300 dhe 350 milion doza të vaksinës,” specifikoi Burton.

Komisioneri Evropian Breton tha se furnizimi me vaksina në Evropë pritet të rritet nga 60 milion doza të dorëzuara në mars, 100 milion në prill, 120 në maj, etj.

Ai tha se 55 fabrika në Evropë tani prodhojnë vaksinën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re