Skip to content

Parashikimi për legalizimin e marijuanës, ja cilat shtete pritet të votojnë pro

Votuesit në Arizona, New Jersey dhe në Dakotën e Jugut parashikohet se do të miratojnë legalizimin e marijuanës për tu përdorur në mjekësi, raporton CNN.  Dakota e Jugut do të jetë shteti i parë që miraton masa mjekësore dhe rekreative të marihuanës në të njëjtën kohë.

Rezultatet nuk kanë përcaktuar ende si kanë reaguar votuesit në Montana dhe Missisipi për legalizimin e marijuanës për tu përdorur në barna mjekësore. Por sondazhet parazgjedhore kanë treguar se votuesit në Arizona, Montana dhe Neë Jersey e mbështesnin këtë propozim.

John Hudak, zëvendës drejtor në Institucionin Brookings, tha se pasi votuesit të miratojnë masat, legjislaturat e shtetit normalisht do të duhet të krijojnë struktura rregullatore brenda secilit shtet. Aktualisht, 11 shtete kanë legalizuar përdorimin e plotë të marijuanës për të rriturit.

(A.M/Faxweb.al)

/faxweb