Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në fshatin Zhamë, në Lushnjë. Një 60-vjeçare ka rënë pre e mashtrimit të një gruaje e cila i ka marrë një shumë parash, duke i thënë se do i parashikonte fatin. Ajo ka vënë në gjumë gruan dhe më pas i ka marrë paratë e është larguar.

 

Denoncimi në polici është bërë nga bashkëshortes së 60-vjeçares, teksa kjo e fundit është me aftësi të veçanta.

 

Po punohet për identifikimin dhe për kapjen e autores.

 

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re