Pedagogu Rezart Prifti i ftuar në “Fax News” ka folur për dorëheqjen e Lulzim Bashës nga Partia Demokratike.

Gjatë fjalës së tij, Prifti ishte skeptik për reformimin e mundshëm të Partisë Demokratike pasi ai parashikon shkrirjen e plotë të kësaj force politike.

“Asnjë nga këta as Berisha as Basha nuk i jep zgjidhje PD-së. Lufta e ndryshimit në Shqipëri është më e keqja. Unë personalisht e shoh PD drejt shkrirjes nuk e shikoj të reformohet nga dikush apo dicka.

Uroj shumë që të jetë Belind Këllici, do të jetë një skemë që do të vijnë të vjetrit kryetar të PD-së. Lufta me të vjetrit është e pamëshirshme nuk bëhet mbi bazë idealesh , është luftë tribale e brendshme. Në PD ka mbi 12 vite që nuk qarkullojnë ide. PD është një organizatë që do ta hajë të gjallë Belind Këlliçin. Unë e shikoj PD drejt një shkrirje dhe vazhdoj ta them jam dëshmitar i gjithë procesit. Shqipëria ka një RAM të vogël me memorie pasi shikojnë aktet. Basha pse nuk dha dorëheqjen pas humbjes. Nuk kemi me çfarë të merremi tani që iku Basha duhet një minutë heshtje për memexhinjtë.

Ne jemi shoqëri e keqe. Pasi ditët e pushimit marrin më shumë vëmendje dhe njerëzit u qetësuan dhe nuk dalin më. Kur shikoj këtë protestë ishte e njëjta seri proteste si ajo e studentëve. Duhet të na zbulojnë këta çfarë është kryetari i komanduar të Alibeaj, nuk merret vesh kush e vendosi, si del i komanduar këtu? Këta janë bërë qesharakë komplet.

Shoqëria shqiptare është distancuar nga politika, pjesa më e madhe u refuzuan kurse pjesa tjetër u morën me dhunë nga politika. Shoqëria shqiptare është tërhequr fare nga politika. Ca ishin të mirë kanë ikur nuk gjen njerëz pune, as punëtor as kamerier as pedagog nuk gjej dot unë”, tha Prifti.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re