Nga foltorja e Kuvendit, kreu demokrat Lulzim Basha njoftoi se Partia Demokratike do të depozitojë nesër në SPAK një kallëzim penal energjinë. Sipas tij duhet hetuar menjëherë korrupsioni dhe keqmenaxhimi i energjisë.

“Ne do të dpeozitojmë nesër kallëzimin penal për t’ia vënë para fytyrës ato që sot duhet të ishin subjekt hetimi, se korrupsionin nuk duhet ta paguajnë qytetarët, por ata që abuzuan me djersën e tyre kjo është vetëm një pjesë e krizës që ka kapur prej fyti vendin tonë. Ajo që po ndodh me financat publike është shumë e rëndë. Shumica e shqiptarëve jetojnë në varfëri të skajshme”.

Sipas tij paratë nga OSHEE dhe KESH shërbyen për kalcifikimin e kësaj qeverie dhe tashmë Rama shpall gropën në këtë sektor për të mbuluar vjedhjet duke futur duart në xhepat e shqiptarëve.

“Në vijim të strategjisë së tij nxori një plan hua. Ajo që ranë sy ishte një borxh i ri; marrja e miliona eurove borxh nga xhepat tuaj për t’iu ngarkuar edhe më shumë me 200 mln euro borxh. Të dielën doli si lugati dhe tha krizë, që pak ditë më parë dhe më pas të shtrinte dorën për ta zhytur Shqipërinë në borxh.

Kjo shifër e lartë do të vihet në dispozicion të OSHEE dhe kryekriminelit Ardit Çela si mëlçitë që i varen ujkut. Gjuha e Ramës shkoi aty ku i dhimbte dhëmbi te paratë që mungonin se i kanë vjedhur për të blerë deri 400 euro votën, si i zgjedhuri i ri që vjen nga radhët e kaskadës në këtë sallë.

Për shkak të shpartallimit dhe korrupsioni që i kanë shkaktuar energjisë kompani fantazme që mbushin xhepat, klientelizëm, punësime politike në KESH e OSHE. Paratë nga këto institucione shërbyen për kalçifikimin e këtij pushteti të paligjshëm. Kambanat e rritje së çmimit kishin rënë në mars, por këta e kishin mendjen te zgjedhjet, duke zbrasur rezervat ujore dhe hapën një pjese të madhe të gropës që duan ta mbushin me borxhet që kanë marrë”, tha Basha.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re