Kreu demokrat Sali Berisha, duke folur për formalizimin e turizmit, ka hedhur akuza ndaj qeverisë duke thënë se favorizon Pëllumb Gjokën dhe Luftar Hysën.

Berisha tha se Gjokës, motelin ia kthyen hotel me 5 yje, ndërsa Luftar Hysës i kanë dhënë leje për kazino. Sipas tij, kjo e dëmton rëndë industrinë e turizmit.

“Industria turistike përballet me vështirësi, nuk kanë mbështetje. Kanë mbështetje disa si Pëllumb Gjoka, që marrin leje për hotele… i kanë motele, ua shpallin me 5 yje, u japin edhe licenca kazinosh, atij me të Sinloas, Luftim Hysit. Me të ardhurat e Sinaloas ai e dëmton thellë industrinë turistike, nuk i ka të ardhurat nga puna e tij. Kjo e dëmton turizmin. Narko euro është një monedhë toksike e vërtetë për ekonominë shqiptare”, tha kreu i PD.

Berisha u zotua se me ardhjen e tij në pushtet, do të formalizojë turizmin, duke e cilësuar si kusht të domosdoshëm nëse duam të shfrytëzojmë të gjithë potencialin që ka vendi ynë.

Berisha: Së pari, unë dua të përshëndes përzemërsisht këtu përfaqësuesit e shoqatave turistike të vendit.

Dua të përshëndes të gjithë punonjësit e sektorit të turizmit kudo që janë dhe t’i siguroj se PD konsideron turizmin si një nga potencialet ekonomike, kulturore, më të mëdha të vendit.

Shqipëria disponon një potencial madhështor. në kuptimin absolut të fjalës, turistik.

Ndoshta sa asnjë vend tjetër. Një potencial të tillë mahnitës si ky vend, me brigjet më të bukura, rënore dhe shkëmbore, me trashëgiminë kulturore ndër më të pasurat, me malet dhe Alpet më të shumta, burimet ujore, liqenet.

Pra, Shqipëria kudo përfaqëson një potencial real turistik.

Ky fakt është i njohur më mirë nga banorët, nga qytetarët shqiptarë kudo që ti shkon, në skajet më të largëta. Aty gjen përpjekje për të shpalosur potencialin lokal turistik.

Aty gjen besim tek ata qytetarë se fshati i tyre, se zona e tyre, janë tërheqëse për turistët dhe janë me një fjalë burim i mundshëm të ardhurash ekonomike për ta.

Turizmi në Shqipëri ka potencial të pakufizuar për sa u përket resurseve natyrore dhe nuk ka diskutim që ky sektor ka njohur zhvillime të pamohueshme.

Dmth në vitin 2005, Shqipëria ka pranuar gjithsej 320 mijë turistë dhe vizitorë të marrë së bashku, në vitin 2013 kjo shifër ishte 4.7 milionë.

Sot kjo shifër është 10-11 milionë, vetëm se ka një gjë, nuk i ndajnë vizitorët nga turistët, që kanë një dallim esencial. Këtu këto linjat e shpejta ajrore e kanë bërë aeroportin e Tiranës një aeroport të preferuar për një pjesë të veriut të Greqisë, për Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë. Natyrisht ky është një zhvillim pozitiv në këtë kontekst.

Por turizmi ka një problem shumë madhor.

Problemi madhor është informaliteti në të cilin noton ky sektor.

Ky informalitet godet sipërmarrësit e ndershëm.

Godet sipërmarrësit me investime transparente.

Ky informalitet në Shqipëri, po të shohim në krahasim me Malin e Zi është i tillë. Mali i Zi me 2.8 milionë turistë në vit, regjistron 16.8 milionë net fjetje. Shqipëria me 10 milionë turistë në vit, regjistron 6, vitin e fundit 7 milionë net fjetje. Po të mos e krahasuar më pas me Kroacinë e cila regjistron rreth 100 e ca milionë net fjetje.

Kështu që ne kemi një shkallë informaliteti të jashtëzakonshëm.

Formalizimi i turizmit është ndoshta një nga kushtet më themelore.

Janë trefishi, katërfishi i shtretërve, janë apartamente krahasuar me hotelet, çka në shumë aspekte e vendos në pozita të vështira industrinë hoteliere.

Ne nuk do përdorim dhe nuk kemi ndërmend të ndalojmë AirBnB, por formalizimi është një kusht i domosdoshëm në qoftë se ne duam ta shfrytëzojmë siç duhet këtë potencial madhor që kemi.

Formalizimi është ëdhe një çështje sigurie, sepse ti pret një turist, por ai që vjen në shtetin tonë ka një përgjegjësi ndaj tij dhe absolutisht ne në kushtet më favorizuese, do bëjmë gjithçka për formalizimin e turizmit.

Sepse nuk mund të ecet… shikoni një vend me këto potenciale të jashtëzakonshme se si katandiset me këtë informalitet të jashtëzakonshëm.

Nuk është ky zhvillimi i duhur që vendi duhet të ketë.

Industria turistike përballet me shumë vështirësi.

Nuk ka një mbështetje.

Mbështetje kanë disa si Pëllumb Gjoka apo ndonjë tjetër se ka plot si ata, që marrin leje për hotele, i kanë motele, ua shpallin me 5 yje hotelin, u japin dhe licenca kazinosh, atij të Sinaloas, Luftim Hysit, i cili natyrisht me të ardhurat e Sinaloas e dëmton thellë industrinë turistike.

Nuk i ka të ardhura nga puna e tij.

Narkoeuro është një monedhë toksike për industrinë turistike, për eksportet, për ekonominë shqiptare.

Mirëpo në një narkoshtet, nuk ka narkoshtet pa monedhën e vet dhe narkodiktatori, i cili i ka shndërruar këto titujt strategjikë në bixhozin më të madh jo në Shqipëri, por në Europë.

Se një titull i tillë shpërblehet me miliona narkoeuro.

Plus angazhimi i qeveritarëve në industrinë turistike është një element tjetër jashtëzakonisht i dëmshëm.

Tani kur Olta Xhaçka shkon dhe vjedh me bashkëshortin 10 mijë metër katrorë tokë publike dhe e paraqet si tokë të veten të trashëguar, a mund të më thoni ju se çfarë i mbetet këtij operatori, këtij investitori që e blen tokën 150 euro apo 100 euro për të ndërtuar?

Edi Rama vetë shkon dhe merr 225 mijë metër katrorë tokë me emrin e nënës së vet dhe vëllait, tokë pa asnjë dokument kadastral.

Tokë pa asnjë dokument që të faktojë se ka qenë e konfiskuar nga regjimi komunist.

Tokë, e cila kujtdo mund t’i përkiste, por jo Kolekëve, pasi vetë Spiro Koleka thotë se nuk kishin tokë. Ai thotë nuk kishim tokë, nipi i tij bëhet me 24 hektarë se u bë kryeministër.

Mirëpo kjo e vret konkurrencën e ndershme në mënyrë barbare.

Vilma Nushi. Nushët më të varfrit aty. Shkon dhe ndërton fshatin turistik pa leje, pa asgjë.

Në këtë aspekt, këta zotërinj që i mbijetojnë kësaj konkurrence, kësaj xhungle që ka krijuar qeveria në këtë industri, janë heronj të vërtetë sepse janë të vendosur në kushtet më të pabarabarta.

Kudo industria është delikate.

Kudo hoteleria është delikate.

Kudo sistemi i restoranteve është delikat dhe kërkon një menaxhim të zotin, por kërkon edhe rregulla të ndershme.

Kurse këta përballen me një xhungël të vërtetë që udhëhiqet nga qeveritarët.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko