Deputetja demokrate, Ina Zhupa nga Komisioni i Medias ka mbështetur studentët e mjekësisë të cilët kundërshtojnë kushtin e qeverisë për kontratën 5-vjeçare kundrejt diplomës, ku tha se më këtë nisëm po i cenohet e ardhmja e tyre.
Zhupa tha se paratë e studentëve shkojnë për orendi dhe tender dhe mësojë në kushtet e viteve 2000, ndërsa ministria e Arsimit me këtë ligj nuk justifikon benefitet që do ti ofrohet mjekëve të ardhshëm, ku citoi “tarifat nuk janë asgjë më shumë se vjedhja e radhës”.
“Ju keni shumë të drejtë, ishit shumë të butë për aq kohë sa po ju cenojnë të ardhmen dhe nuk po ju marrin në konsideratë. Keni ende të drejta që mund ti përdorni përveç asaj të fjalës. Ju jepen dy zgjedhje, tju detyrojë shteti të shkoni diku për sa vite të duan ata, apo të paguani shifra imagjinare për interesa personale. Paratë e studentëve shkojnë për orendi, tendera dhe asgjë për ju. Klasat ku ju mësoni janë të viteve 2000, tarifat nuk janë asgjë më shumë se vjedhja e radhës.
Nëse do të kishte të caktuar objektivat atëherë do ishin të realizueshme dhe mund të justifikohet. Ky ligj duhet rrëzuar, pasi nuk i plotëson objektivat për të cilat thuhet. Duan që ju të largoheni që në maturë? Ju thatë që po përdoreni si kavje por ju keni investuar jetën, pasi jeni më shumë atdhetar se ata që ju bëjnë moral dhe prindërit kanë paguar taksa për këtë sistem. S’po ju bëjnë asgjë nder”, tha ajo.