Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë takimit elektoral në Kamzë me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Arjan Hoxha tha se ky i fundit do të ndryshojë gjendjen e Bashkisë dhe se do të ofrojë shërbim të merituar për qytetarët.

sali berisha

Berisha tha se kryeministri Edi Rama ka vjedhur në një vit nga buxheti i shtetit 122 miliardë lekë, të krahasueshme sa për 8 vite që të paguhen rrogat e shqiptarëve dhe të rriten pensionet.

Sakaq shtoi se paratë e grumbulluara nga rritja e çmimeve dhe inceneratorët, Rama i dërgon për ofshore dhe në Iran.

“Ju garantoj se Arjan Hoxha do të shkrijë të gjithë mendjen dhe enrgjitë që ta ndryshojë gjendjen në Bashkinë e Kamzës, që taksat ti shëndrojë në shërbime të merituara. Do jetë një qytetar i përulur dhe drejtues vizionar për transformimin e Kamzës, në 14 maj Kamza ndahet dhe Shqipëria nga sistemi më i keq që ka njohur njerëzimi, i të gjithë pushteteve të një njeriu. Edi Rama kontrollon sot të gjitha pushtetet dhe kontrollon ekonominë, financat, gjykatat, polici dhe çdo institucion, më 14 maj ne votojmë jo vetëm për të vendosur Arian Hoxhën por për të shpërbërë pushtetin monist të Ramës dhe vendosjen e pluralizmit, sistemin demokratik. Këto 8 vite kanë qenë vite të një varfërimi të frikshëm të qytetarëve, vetëm në 1 vit Rama ka vjedhur në buxhet 122 miliardë lekë, sa rrogat e 8 viteve për shqiptarët, për të trefishuar pensionet. Rama vetëm për pushtetin e tij po gjobit vendin, 1.6 miliardë euro e dënoi gjykata e Washingtonit për AgonChannel, pasi televizioni kritikonte Ramën, shkoi të filmonte dasmën e Erion Veliajt. Zinxhiri i gjyqeve nuk ka fund, po shkon në 1.6 mld euro, mos të dënojmë fëmijët tanë.

Varfëria është e frikshme, për bordet komuniste shqiptarët paguan më shumë dhe Rama paratë ia dha klientelës së tij. Ai ju trefishoi çmimin e energjisë bizneseve, dhe zbrazën dy verërave digat, dhe shitën energjinë. Ndaj dhe shqiptarët ikin, të rinjve i rriti mesataren, bizneseve i rriti tatimorëve, Shqipërinë e boshatisi janë larguar 35 përqind. Vetëm me djegësat Veliaj dhe Rama plaçkiti 140 mln euro, ju paguani për çdo ton hedhurina, 29 euro në sharrë. Paratë përfundojnë ofshore dhe në Iran, të gjithë janë tuajat, Ramën e ka kapur tmerrin dhe flet përçart”, tha ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re