Kryetari i Partisë të Lirisë Ilir Meta, në një deklaratë për media nga selia e partisë deklaroi se sot në Shqipëri paratë po vidhen në mënyrë kriminale.

Meta theksoi se shqiptarët e kanë për detyrë që të shpëtojnë kombin shqiptar nga Rilindja. Sipas Metës, Rilindja kërkon të zhbëjë familjen.

“Prioritet i Partisë së Lirisë mbeten pensionistët. Projekti i Rilindjes është që Shqipëria në të ardhmen të ketë 1 milionë banorë. Ne synojmë që brenda 2030 në Shqipëri të jenë 4 milionë shqiptarë rezident.

Të shpëtojmë kombin shqiptar nga Rilindja, që synon të zhbëjë familjen. Na duhet të rithemelohemi si Partia e Lirisë për 10 vitet që vijnë e për 20 vitet që vijnë. Paratë sot në Shqipëri vidhen në mënyrë kriminale. Do të thërrasim shpejt Konventën e partisë, për ta pozicionuar qartë partinë e Lirisë me politikat e saj patriotike për të ardhmen”, u shpreh Meta.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re