Nutricionisti Altin Joka i ftuar në emisionin “7pa5” në Vizion Plus ka folur për prezencën e parazitëve në organizëm.

Përballë moderatorëve Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova, nutricionisti tha se zbokthi, kruajtja e hundës apo trupit janë ndër shenjat e para që në organizmin tonë ka prezencë të parazitëve.

Po ashtu, sipas tij edhe djersitja, kapsllëku apo diareja janë të tjera shenja paralajmëruese.

Joka shtoi se në mëngjes nëse ne konsumojmë një frut dhe pas 2 orësh nuk do ndihemi mirë, probabiliteti më i madh do jetë që ne kemi parazitë dhe japin probleme në shëndet, japin kiste e deri në tumore.

“E para duhet të kuptojmë se nëse kemi kruajtje të hundës, kruarje në trup apo zbokth kemi parazitë. Edhe nëse kemi probleme me mestruacionet. Një shenjë tjetër është kapsllëku. Por edhe nëse duam një preferencë të madhe të kripës. Nëse do të kemi një lloj pështyme në darkë, atëhere do kemi një probabilitet të kemi parazitë. Kemi diare, kapsllëk, djersitje. Parazitët ndodhen në tru, në mushkri, në sy , por më së shumti në zorrë. Ato lëshojnë toksina dhe na japin më pas nervozizëm. Në mëngjes nëse ne konsumojmë frut, dhe pas 2 orësh nuk do ndihemi mirë, probabiliteti më i madh do jetë që ne kemi parazitë dhe japin probleme në shëndet, japin kiste e deri në tumore”, tha nutricionisti./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re