Drejtori i Pyjores në Bashkinë Gramsh Faik Lleshi foli për Fax News lidhur me kultivimin e kanabisit në Gramsh duke thënë se për rastin e fundit kur është arrestuar një punonjës i cili nuk kishte raportuar mbi parcelat dhe se mungesa e inspektorëve në zonë po e favorizon këtë lloj aktiviteti.

Ai theksoi se kultivimi i kanabisit po bëhet edhe në zonat e thella malore dhe se është përhapur shumë gjatë pandemisë.1 javë më parë u goditën dy raste të kultivimit të bimëve narkotike në një zonë të pyllëzuar dhe u arrestua inspektori i Shërbimit Pyjor për shpërdorim detyre dhe u proceduan dy shtetas të tjerë.

“Jane konstatuar disa vatra në pyll në Gramsh, kemi bashkëpunuar me inspektorët e zonave por aktualisht ka mungesë të tyre. Mungesa e inspektorëve favorizon kultivimin e kanabisit edhe në zonat e thella malore.

Për rastin e fundit u arrestua edhe një punonjës i pyjores pasi ai nuk kishte raportuar mbi parcelën dhe kultivimi i kanabisit më së shumti bëhet në ambiente të mbyllura. Ky lloj aktiviteti kriminal është përhapur shumë gjatë pandemisë”– u shpreh Lleshi.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re