Një prej bashkiakëve të Parisit, Dominique Lesparre, ka shkaktuar zemërim në radhët e grupeve hebraike e po ashtu zyrtarëve izraelitë, pasi vendosi të emërojë një rrugë në nderim të palestinezëve të dëbuar gjatë krijimit të Izraelit në vitin 1948.

“Allee de la Nakba” u quajt rruga, për të përkujtuar Nakba-n, ose ndryshe “Katastrofën”, kur më shumë se 760,000 palestinezë u dëbuan nga forcat izraelite 70 vjet më parë.

Në pllakën në frëngjisht dhe në arabisht shkruhet: “Në kujtim të dëbimit të 800.000 palestinezëve dhe shkatërrimit të 532 fshatrave në vitin 1948 nga krimineli i luftës David Ben Gurion për krijimin e shtetit të Izraelit”, duke iu referuar kështu kryeministrit të parë të vendit.

Grupi CRIF i shoqatave hebraike franceze gjithashtu kërkoi që pllakat të hiqet duke thënë se ata “inkurajojnë aktet e tanishme të dhunës antisemite duke u përpjekur t’u japin justifikime historike”.

Më tej, në një deklaratë, ambasadori i Izraelit në Francë, Aliza Bin-Noun akuzoi kryetarin e bashkisë për mbështetjen e “terrorizmit palestinez dhe nxitjen e urrejtjes”.

Pllaka u hoq më vonë pas një kërkese nga zyrtari më i lartë i qeverisë qendrore për rajonin Val-d’Oise, i cili tha se mund të “cenon seriozisht rendin publik”.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re