Skuadra franceze nuk arriti të mbronte titullin e kampionit të botës dhe pas përfundimit të finales së Katarit, trazira të mëdha u panë në rrugët e sidomos Parisit.

Pas humbjes nga argjentinasit pas serisë së penalltive, francezët krijuan kaos në vende publike.

Një numër i madh fansash u panë në rrugët e Parisit, Nisës dhe Lionit dhe policia u detyrua të reagonte për shkak të trazirave të mëdha.

Në Champs-Élysées, policia i ndoqi tifozët në një moment, dhe gjithashtu u publikuan video të policëve të armatosur duke i rrahur ata.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re