Skip to content

“Parku fotovoltaik do të furnizonte me energji Malësinë e Madhe”, denoncimi i biznesmenit: Edi Rama po mban peng dosjen, i bëj thirrje të zbardh lejen

Teksa qeveria shqiptare ankohet nga njëra anë për krizë energjitike, nga ana tjetër vijon të mbajë peng ndërtimin e një parku fotovoltaik në Bashkinë Malësi të Madhe. Biznesmeni Edmond Sterkaj denoncon në Fax Neës këtë abuzim të Bashkisë Malësi e Madhe dhe qeverisë shqiptare.

“Toka është marrë me qera, kemi paguar të gjitha detyrimet ndaj shtetit. Leja është miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Është dashur të fillojnë punimet deri në mars 2017. Por, kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe na ka kërkuar më shumë përqindje për ligjin e taksës së infrastrukturës për projektet e energjisë.” – tregon Sterkaj.

“Më 28 korrik 2016 na është miratuar leja nga këshilli kombëtari i territorit, e kishim afat deri në mars 2017 të nisnim punimet, por kishim një problem me kryetarin e bashkisë. Në mbaroi afati i lejes dhe nëntor 2017 i bëm një shkresë Sonila Qatos dhe ramë dakort të paguanim 0.1 të invsetimit, aq sa e kërkon ligjin, jo sa e kërkon kryetari 3% . Kur paguhet taksa e infrastruktuës nis puna. Por nuk na u zbardh leja, duhej të riaplikonim nga e para, ne spranuam, hapëm proces gjyqësor, i kemi fituar të gjitha”– tha më tej biznesmeni.

Më tej, ai shton se për ndërtimin e këtij parku punësohen 150 persona dhe do të furnizonte Malësinë e Madhe me energji elektrike. Sipas tij, dosja është në zyrë të kryeministrit Rama dhe mbahet peng, prandaj bën apel që të zbardhet leja dhe të nisin punimet.

“Dosja është në zyrën e Edi Ramës, I bëj thirrje të na zbardh lejen që të nisim punën”– tha ai.

Projekti parashikon një investim rreth 10 mln euro, teksa janë bërë pjesë edhe investitorë të huaj. Plani është për tu realizuar në fshatin Lohe e Sipërme në njësinë administrative Shkrel të Bashkisë Malësi e Madhe.

/faxweb