Heqja e masave të pandemisë dhe hapja e kufijve ka rritur prurjet turistike në Parkun Kombëtar të Valbonës.Ata thone se ketu natyra eshte e bukur, gastronomia e mrekullueshme, malet te manihteshme edhe pse te rrezikshme.

“Është shumë këndshem. Na pëlqeu shumë. Malet bukura, ushqimi gjithashtu. Dhe Lumi I Valbonës është shumë i këndshëm. Ne do të udhetojmë ne Jug dhe do të vizitojmë Gjirokastrën, dhe Butrintin.

Unë jam nga Gjermania dhe po kalojme disa dite pushimi në Shqipëri. E duam shumë pamjen këtu vecanarisht ne Valbonë. Nuk jemi njerez që pelqejnë qytetet. Ushqimi mund të kete pak më shumë variacion.

Unë mendoj se është e rrezikshme pasi ka shume bore ne male. Ne i njohim veshtiresite e maleve dhe jemi te kujdesshëm. Nuk ka borë ne këtë anë por kur kalon për Theth, ka bore ne rreth 1600 apo 1700 m lartersi. Ishte nje djale shumë miqësor, na mori me makinë në një restorant dhe na mori persëri e na qoi tek trageti. Ishte kaq miqesore. Ner Gjermani nuk besoj se do te gjejme dicak te tille. Nuk besoj se njerezit jane te ftohtë ne Gjermani por veshtirë se dikush do të bënte dicka te tille per nje te huaj” shprehen disa prej turistëve të intervistuar.

Por, shqetësimi i këtij viti për pronarët e bujtinave janë çmimet që kanë pësuar rritje të ndjeshme në çdo sektor.

Ndërkohë, Rexhë Byberi Kryetari I Bashkisë Tropojë, thotë se sezoni turistik i sivjetshëm pritet të ketë një dyndje të madhe në Luginën e Valbonës dhe Alpet Shqiptare.

Parku Kombëtar i Valbonës vitin e kaluar u vizitua nga 123 mijë e 654 turistë, ku 76 mijë e 467 ishin turistë vendas dhe 47 mijë e 187 të huaj ndërkohë që në katër mujorin e parë të këtij viti e vizituan mbi 2 mijë turistë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re