Një ditë më parë, një fëmijë 8-vjeç ka humbur jetën në parkun japonez në Korcë. Ai ka ardhur si shumë fëmijë të tjerë rreth liqenit, i cili ndodhet brenda parkut japonez, por si duket ka humbur ekuilibrin e ka rrëshqitur brenda liqenit të vogël.

Thellësia e ujit ku ra fëmija i kalon një metër, ndërsa trupi i tij i pajetë u gjet nga kalimtarë të rastit.

Ngjarja erdhi si rrjedhojë edhe e mungesës së rrethimit të basenit ujor apo dhe masave të tjera të sigurisë.

Kjo problematikë vërehet edhe nga qytetarët e qytetit juglindor.

Por edhe pse ka kaluar një ditë nga ngjarja e rëndë, autoritetet vendore ende nuk kanë marrë masa konkrete për rrethimin e basenit, thellësia e të cilit shkon deri në 2 metër. 

I kontaktuar nga Vizion Plus, kryebashkiaku Sotiraq Filo tha se bashkia po punon për një zgjidhje brenda strukturës së ndërtimit të parkut, por pa prekur modelimin arkitekturor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re