Në kuadër të 21 Majit, Ditës Botërore të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare organizon në ambjentet e  parkut Prespë një aktivitet. Mihallaq Qirjo, Drejtori i Administratës të Zonave të Mbrojtura të Qarkut do bëjë një njohje me vlerat e këtij parku kombëtar.

Më tej do bëhet një prezantim i shkurtër në lidhje me Ditën botërore të Diversitetit Kulturor nga Florenc Cenolli,  Arkeolog në DRTK Korçë.

Referenca do të mbajnë Constanze Schaaff me temë “Vleresimi i Trashegimise Kulturore dhe Natyrore ne perfitim te njerezve, ne Rezerven e Biosferes”.

Do të flasin në këtë aktivitet edhe Vasil Male, Specialist pranë Parkut Kombëtar të Prespës për Rezervat Ndërkufitare të Biosferes Ohër-Prespë nga Parku Prespë.  Llazi Stojani,  mësues historie I zonës do referojë “Historiku dhe Monumentet e Kulturës në Zonën e Prespës”.

Ndërsa Eftim Mitrevski I gazetës Prespa mbi kulturën, etnografinë dhe kulinarinë e Zonës së Prespës’’. Trajan Vangjelovski, drejtor i shkollës në Prespë flet në këtë aktivitet me temën “Njohja e Diversitetit Kulturor për brezat e rinj”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re