Në Siçili, në Balestrate të Palermos është inauguruar një park ku ndalohet përdorimi i celularëve dhe çdo mjeti tjetër teknologjik për të biseduar apo për të shkruar në rrjetet sociale.

Është i pari dhe i vetmi në Itali. Aty ndodhet një dollap me kyç në hyrje i fton vizitorët të vendosin telefonat e tyre në sirtarë, ndërsa një tabelë ndalon në mënyrë specifike përdorimin e tyre.

Projekti u ideua dhe u promovua nga shoqata Prindërit nga Balestrate dhe në veçanti, nga Richard Bishop.

“Ky park u krijua me qëllimin për t’u dërguar një sinjal, prindërve dhe fëmijëve, si një rritje e vëmendjes dhe kujdesit për të mirat publike. Mospërdorimi i rrjeteve sociale dhe telefonave inteligjentë do të thotë të reflektojmë mbi rëndësinë e realitetit që na rrethon, të rizbulojmë vlerat e jetës. Sipas fjalëve të Papa Françeskut, është një ftesë për të qenë më social e më pak social”. – tha ai

Pesë vjet më parë, Shoqata e Prindërve të Balestrate e nxori në pah pasi parku i vjetër ishte shkatërruar totalisht dhe ishte shndërruar në parkim makinash.

Zona është rreth një mijë metra katrorë dhe është e rrethuar, duke garantuar siguri totale për fëmijët larg trafikut dhe rreziqeve rrugore.

Për të përballuar mungesën e burimeve publike, shoqata ka grumbulluar rreth 30 mijë euro donacione nga qytetarët dhe bizneset.

Gjithashtu, realizimi projektin i mundësoi Komunës të marrë një kredi prej rreth 40 mijë eurosh nga drejtoria rajonale për politika sociale.

Burimi: Ora News

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re