Parku Rinia është përmbytur për të dytën herë brenda pak ditëve, që nga inagurimi i kryer nga Bashkia e Tiranës më 1 qershor.

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi, në një shënim në profilin e tij në facebook shkruan jo pa ironi ndër të tjera se ‘Fajin nuk e ka parku, por moti I keq, opozita dhe mediat që nuk lënë hajdutin të vjedhë i qetë

‘Herë pas here, moti i keq vjen si për të na kujtuar se çfarë hajduti ka zaptuar Bashkinë e Tiranës. Nuk ka faj parku! Fajin e ka moti i keq, opozita, mediat, dreqi dhe i biri që nuk e lenë hajdutin të vjedhë i qetë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re