Parlamentarët britanikë kanë refuzuar mbajtjen e zgjedhjevee të parakohshme në 12 dhjetor. Por, duket se kryeministri Johnson nuk ka hequr dorë nga plani i tij. Ai do të kërkojë sërish të votohet propozime për mbajtjen e zgjedhjeve në këtë datë.

Propozimi i Johnson, vjen pas dështimit të arritjes së një marrëveshje mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Europian. MB duhet të linte zyrtarisht unionin në 31 Tetor, por një gjë e tillë nuk do të jetë e mundur.

Bashkimi Europian ka rënë dakord që Brexit të shtyhet deri në 31 Janar 2020.

Kryeministri Johnson u shpreh se Parlamenti nuk mund të “mbajë vendin peng” dhe se ky parlament tashmë është bërë “jofunksional”.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re