17 tetor – Delegacioni i Komisionit të Bujqësisë të Parlamentit të Republikës Çeke, i kryesuar nga Jaroslav Faltýnek vizitoi dje qytetin e Beratit.

Gjatë vizitës në Berat delegacioni i përbërë nga deputetë çekë, në prezencë edhe të ambasadorit të Republikës Çeke në Shqipëri, Jaroslav Ludva u pritën në takim nga kryetari i bashkisë, Petrit Sinaj.

Në takim ata diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit kryesisht në agroturizëm dhe zhvillim rural.

Përfaqësuesit e Parlamentit çek shprehën përshtypjet e tyre mjaft pozitive për qytetin e Beratit dhe angazhimin për të pasur një bashkëpunim dypalësh ndërmjet dy vendeve. /k.s/j.p/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re