Shkruan: Floriar Arapi

Parlamenti shqiptar u bë dje, dëshmitar i deklarate të ashpër të urretjes fetare ndaj muslimanëve. Konkretisht Ralf Gjoni, deputet mbrapa liste, i ardhur në parlament me tradhëti ndaj partisë së tij, ndërsa rendiste pjesët më të ulta të shoqërisë shqiptare, trafikantët, krimin e organizuar, klanet mafioze, kriminelët, fëmijët e kriminelëve, papritur në mes të tyre, vendos edhe vajzat me shami, ose sic i quan ai “ gra të mbuluara islamike “, duke i barazuar ato me shtresat kriminale të shoqërisë. Për një njeri normal, do ishte shumë e pakuptueshme dhe komplet pa lidhje, pse ky deputet barazon vajzat me shami, me kriminelët dhe trafikantët, por lidhja qëndron tjetërkund.

Deputeti Gjoni, i pastërvitur dhe pa eksperincë në komunikime, në raste irritimi dhe euforie, fillon të shfaqë atë që përmban brenda vetes së tij, që në raste gjakftohtësie do ishte shumë i kujdesshëm për ta thënë, por në një situatë të tillë, ai tregohet i sinqertë. Sinqeriteti i tij, konsiston në urrejtje të ashpër ndaj muslimanëve dhe më konkretisht ndaj vajzave me shami. Pastaj ai etiketon muslimanët shqiptar si erdoganist, thjesht për shkak të urrejtjes së tij ndaj Erdoganit.

Deputeti Gjoni, megjithëse në djepin e ligjit në parlament, shkel haptazi ligjin duke ushtruar urrejtje fetare ndaj muslimanëve, duke barazuar vajzat me shami me kriminelët, gjë e cila konsiderohet qartësisht si vepër penale. Drejtuesja e seances Hysi i tërheq vërejtjen për diskriminim fetar, por në të vërtetë ai nuk po ushtronte diskriminim, por po bënte thirrje për urrejtje fetare. Pas ndërhyrjes së Hysit, ai e plotëson deklaratën e tij, me urrejtje konkrete ndaj muslimanëve, te cilët ai i quan palë me Ramën dhe Erdoganin. Konkretisht ai thotë se e ka fjalën për alternativat fetare që ndërhyjnë në politikë, ku aludon për alternativat muslimane. Në fakt këtu duket qartë islamofobia dhe urrejtja e tij fetare, sepse te vetmet alternativa fetare që kanë hyrë në politikë prej rreth 30 vjetësh janë disa parti demokristiane, të organizuara nga katoliket shqiptar, të cilat në programet e tyre nuk bien ndesh me kushtetutën, mirëpo sipas deputetit Gjoni këto nuk janë problem, sepse ato jane fe perëndimore dhe evropiane, por problem për të janë alternativat politike islame, sepse ato nuk janë perëndimore.

Deputeti Gjoni duhet të dijë, se vajzat me shami dhe burrat me mjekrra, nuk kanë zbritur nga qielli si ufo dhe as nuk kanë ardhur nga Turqia dhe Arabia. Gratë me shami, kanë qenë nënat dhe gjyshet tona, muslimane dhe të krishtera, ato kanë ndjekur urdhërin e Zotit, që është i njëjtë si në Bibël dhe në Kuran. Në Kuran “Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre që janë të dukshme, le të venë vellot e tyre mbi kraharorin e tyre.” (En-Nur, 31) Ne Bibël (Letra e korintesave 1> 5-8) Sepse në qoftë se gruaja nuk mbulohet, le t`ia presin flokët (Letra e korintesave 1> 5-8) 2 Samueli,12/ 7,86 Sepse në qoftë se gruaja nuk mbulohet, le t`ia presin flokët; por në qoftë se për gruan është turp të qethet a të rruhet, le të mbulojë kryet. Gjithashtu burrat me mjekrra janë ata, që ndër të tjerë, kanë themeluar shtetin shqiptar, kanë drejtuar Parlamentin, ministritë dhe bashkitë deri sa erdhi komunizmi në pushtet. Muslimanët shqiptar janë këtu, siç kanë qenë gjithmonë këtu dhe nuk do dalin ne skenë në një skenar të caktuar dhe të përzënë Ralfin apo ndonjë njeri tjetër. Popullin shqiptar po e përzë nga Shqipëria, politikanët e babëzitur dhe të pangopur si Ralfi, Rama, Meta, Basha, Berisha që skanë bërë asgjë përveçse të rrojnë vetë në lluks dhe të fusin shqiptarët në mjerim, vëllavrasje, shkatërrim prone dhe skllavërim ndaj oligarkëve, kriminelëve dhe trafikantëve. Muslimanët shqiptarë janë shtetas me zotësi të plotë juridike për ti ushtruar të gjitha të drejtat e tyre sipas ligjit, ndër to, të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur dhe nuk do ti marrin leje Ralfit, Ramës apo Bashës, për të ushtruar të drejtat e tyre kushtetuese.

Urrejtja, fobia dhe kriminalizimi që bën Ralfi apo shokët e tij, ndaj muslimanëve shqiptarë, nuk është asgjë tjetër vetëm se një gjellë e gatuar herët nga armiqtë e shqiptarëve, për të përçarë shqiptarët fetarisht, për të kompleksuar dhe për të mbajtur të shtypur fetarisht pjesën dërrmuese te popullsisë shqiptare që janë muslimanët shqiptarë, nga disa njerëz që e quajnë veten shqiptarë, por që nuk janë asgjë veçse disa shqipfolës, që zbatojnë me përpikmëri politikat e armiqëve të shqiptarëve dhe nuk e dinë dhe as nuk ia kanë haberin, që nëse ka një element për të cilin identifikohen shqiptarët në Evropë, është harmonia dhe respekti reciprok fetar.

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re