Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë në një konferencë për media, ku është shprehur se Parlamenti është kthyer si një zyrë e Qeverisë.

Sipas ish-Presidentit, “Bllokimi i projektligjeve të opozitës është një mjet tjetër presioni”.

Meta gjithashtu është ndaluar dhe te projektligji për prefektin, ku tha se është shembull i kapjes së shtetit dhe se e kundërshton.

“Parlamenti është kapur për fyti nga parlamenti dhe është kthyer në një zyrë të qeverisë. Bllokimi i të gjitha komisioneve hetimore është dëshmi e qëllimit të qeverisë për të mos dhënë llogari në Kuvend. Përjashtimi i deputetëve, është një mjet agresioni në mënyrë që të asgjësohet në funksionin e saj thelbësor dhe të vërtetat e mëdha të korrupsionit të qeverisë të mos zbulohen.

Bllokimi i projektligjeve të opozitës është një mjet tjetër presioni. Jemi në kushtet e një konfrontimi të hapur mes qëndrimit demokratik dhe transparent dhe regjimit shtypës të Edi Ramës. Një shembull i kapjes monstruoze të shtetit është projektligji për prefektin. Është super centralizim i pushtetit në duart e kryeministrit që nuk e lë të ecë Shqipërinë përpara. Ndaj ne e kundërshtojmë fuqimisht”, tha Meta.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re