Parlamenti Evropian ka miratuar me 529 pro, 45 kundër dhe 14 abstenime raportin e KE-së në të cilin i kërkohet Këshillit Europian që t’i jepet menjëherë statusi i vendit kandidat në BE, Ukrainës dhe Moldavisë.

Deputetët kanë pohuar se në kontekstin e luftës brutale ruse të agresionit kundër Ukrainës, kjo zgjedhje do të tregonte lidership, vendosmëri dhe largpamësi.

Por theksojnë ata në dokumentin e tyre se nuk ka procedurë të përshpejtuar për anëtarësimin në BE” dhe se kjo mbetet një strukturë e bazuar në meritë.
Në fjalën e tij Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, tha nga Brukseli se unionin i BE-së do t’i japë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e vendit kandidat në BE.

Sipas tij ky është një moment vendimtar për BE-në, pasi ne, tha ai, do të shprehim një një perspektivë të qartë dhe të fortë evropiane për Gjeorgjinë.
Burimi: Ora News

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re