Skip to content

Parlamenti Evropian nisi projektin dyvjeçar kundër Islamofobisë: ja 8 shtetet ku do aplikohet

Projekti do të analizojë tregimet dominuese anti-muslimane në tetë shtete anëtare të BE.

Një projekt që synon luftimin e islamofobisë startoi të mërkurën në Parlamentin Europian.

Inicimi i projektit, i financuar nga Komisioni Evropian, u ndoq nga ekspertë të shumtë dhe profesorë universiteti që merren me çështjen e islamofobisë dhe racizmit.

Ata bënë thirrje për shtetet anëtare të BE-së dhe politikëbërësit për të luajtur një rol aktiv në luftën kundër islamofobisë dhe për të forcuar procedurat ligjore në këtë pikë.

Një projekt i titulluar “Lufta kundër islamofobisë” do të zgjasë gjithsej dy vjet.

Projekti do të analizojnë rrëfimet dominuese anti-muslimane në tetë vende të BE-së: Francë, Gjermani, Belgjikë, Republika Çeke, Hungari, Portugali, Greqi dhe Britani e Madhe.

Projekti, ndër të tjera, do të hetojë se si në ç’raste muslimanët paraqiten si kërcënim dhe se si gjithëpërfshihen ata në këto shtete.