Parlamenti Evropian (PE) bëri thirrje për vendosjen e sanksioneve kundër liderit serb në Bosnjë dhe Hercegovinë, Milorad Dodik.

“Parlamenti Evropian përsërit thirrjen e tij për miratimin e sanksioneve të synuara kundër aktorëve destabilizues në Bosnjë dhe Hercegovinë, duke përfshirë ata që kërcënojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të saj, veçanërisht Milorad Dodik”, thuhet në një rezolutë të miratuar nga Parlamenti.

Rezoluta u miratua me 407 vota pro, 92 kundër dhe 142 abstenime.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re