Parlamenti francez ka miratuar një projektligj të diskutueshëm që qeveria pretendon se do të forcojë parimet laike të shtetit, por që kritikët pretendojnë se do të shkelë të drejtat civile, veçanërisht të drejtat e 5.7 milion muslimanëve.

Votimi mbi të ashtuquajturin projektligj “anti-separatist”, iniciuar nga presidenti Emmanuel Macron, hapi rrugën për shndërrimin e tij në ligj brenda pak muajsh.

Anëtarët e Dhomës së Ulët të parlamentit ia përcollën vendimin Dhomës së Sipërme, Senatit, i cili kontrollohet nga konservatorët.

Senati ka fuqinë për të ndryshuar ndoshta projekt-ligjin, por pritet ta miratojë atë.

347 deputetë votuan pro propozimit, 151 votuan kundër, ndërsa 65 munguan.

“Kjo është një ofensivë laike jashtëzakonisht e fortë,” tha ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin për radion RTL përpara votimit.

“Eshtë një provë e vështirë por e nevojshme për republikën”, shtoi ai.

Ligji, ndër të tjera, i jep shtetit mundësinë e mbylljes së vendeve të adhurimit dhe shkollave fetare, si dhe ndalimin e punës së predikuesve të cilët i konsideron “ekstremistë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re