Parlamenti hungarez miratoi një ligj të diskutueshëm për orët e punës shtesë, në një atmosferë të tensionuar për shkak të kundërshtimeve të opozitës, e cila pretendon se është një “ligj i zotëruesit të skllavit”.

Ligji, i cili rrit ndjeshëm numrin e orëve jashtë orarit që punëdhënësit mund të kërkojnë, u miratua me shumicë votash, pa qenë i rrezikuar aspak.

Gjatë gjithë mëngjesit, ligjvënësit e opozitës u përpoqën të parandalonin votimin në një demonstrim të rrallë të unitetit kundër përfaqësuesve të partisë konservatore të kryeministrit Viktor Orban.

Për disa orë, ata ndërmorrën një paradë me thirrje, fishkëllima, deri dhe me tinguj sirenash, të cilat Orban i injoroi duke mos lëvizur aspak nga vendimi i tij.

Partia e Orbanit – Fidesz ka dy të tretat e shumicës në parlament.

Numri i orëve jashtë orarit të lejuar do të rritet sipas ligjit të ri nga 250 në 400 në vit, gjë që ka shkaktuar protesta të mëdha në vend.

Kundërshtarët e ligjit theksojnë se kjo vjen si rezultat i presionit nga prodhuesit gjerman të makinave, shtylla e ekonomisë hungareze, për shkak të mungesës së punës në vend.

Orban shprehu kënaqësi me miratimin e ligjit, duke thënë se ishte një “ligj i rëndësishëm dhe i mire”, prej së cilit sipas tij do të përfitonin punëtorët.

“Qeveria është në anën e punëtorit”, tha Orban, duke shtuar se ndryshimi i ligjit do të lejonte ata që duan të rrisin të ardhurat e tyre.

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re