Duke marrë shkas nga publikimi i pyetjeve drejtuar Komisionit të Venecias në lidhje me dekretimin nga ana e Presidentit Ilir Meta të Marsida Xhaferllarit, si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, thotë se pyetjet janë gënjeshtra, duke shtuar se Parlamenti nuk i publikon dot pyetje të tilla në ueb, pasi e di se janë gënjeshtra idiote.

Reagimi i plotë:

Janë zbardhur nga mediat pyetjet apo qe ta themi me tamam gënjeshtrat, që i janë çuar nga Parlamenti Komisionit te Venecias per per shkarkimin e presidentit se nuk emëroi Arta Vorpsin e betimit te Lanës.

Parlamenti vete nuk i publikon “dot” pyetjet as ne Web-in e vet dhe ka te hak, se gënjeshtra te tilla idiote s’mund te publikohen, ndaj parlamenti ka zgjedhur te struket vrimave në bodrum.

Komisioni i bretkocave hetimore i eshte drejtuar Venecias me nje moçal rrenash qe turperojne edhe bretkocat.

Duan te fusin Lanën ne Kushtetute.

Po kerkojne te permbytin Venecian, me betimin e Lanes te Arta Vorpsit.

Parlamenti i betimit te Lanës, qe kuterbon era Lanë e ka vendin ne Lanë se bashku me Komisionin e bretkocave hetimore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re