Skip to content

Parlamenti i Irakut miratoi projektligjin që ndalon normalizimin me Izraelin

thumbs b c 7247c5a90642530f25d6b950c0a4f382

Deputetët irakianë votuan sot duke miratuar një projektligj i cili ndalon normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin.

Zyra për media e Parlamentit në deklaratën e saj tha se asambleja miratoi projektligjin që “kriminalizon normalizimin e lidhjeve me entitetin sionist”.

Sipas ligjit të miratuar, personat që do të bëjnë bashkëpunim politik, diplomatik dhe të sigurisë me Izraelin, do të dënohen me burgim të përjetshëm dhe dënim me vdekje.
Burimi: AA