Vazhdon marshimi i qytetarëve në ditën e 116 të protestës kundër qeverisë.
Protestuesit tashmë janë pranë parlamentit, ku dhe bënë thirrje të ndryshme ndaj deputetëve.
“Parlament i krimit”, “Deputetë frikacakë, vetëm burgun keni hak”, ishin thirrjet e tyre.
E përsëritën thirrjen se nesër në orën 09:00 duhet të protestojnë para parlamentit.
Nesër Kuvendi zhvillon punimet, teksa deputetët do të priten me protesta.
Qytetarët akuzojnë deputetët se janë të lidhur me krimin, se keqqeverisin dhe se korrupsioni ka marrë përmasa tepër të mëdha në vend.
