Parlamenti i Maqedonisë së Veriut do të drejtohet edhe për 4 vitet e ardhshme nga një shqiptar. Talat Xhaferi i BDi është rizgjedhur kryetar i Kuvendit me 62 vota pro.

Përsëri kjo është një ngjarje historike pasi për herë të dytë radhazi, apo praktikisht tashmë për 8 vite Maqedonia e Veriut në krye të Parlamentit do të ketë një shqiptar.

BDI fitoi sërish kryeparlamentarin prej marrëveshjes për qeverinë me LSDM, por jo vetëm kaq edhe 6 ministri si dhe kryeministrin për 100 ditët e fundit të mandatit. BDI dhe LSDM do të drejtojnë sërish bashkë qeverinë e Maqedonisë së Veriut si në 4 vitet e shkuara, teksa Zaev do të jetë kryeministër për 4 vite

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re