Parlamenti i Ukrainës anuloi Marrëveshjen e Miqësisë, Bashkëpunimit dhe Partneritetit me Rusinë..

Projektligji i dërguar në Parlament nga Presidenti Petro Poroshenko për përfundimin e marrëveshjes u votua në seancë plenare dhe u miratua me votat e 277 deputetëve nga 331 gjithsej.

Sipas projektligjit, marrëveshja e miqësisë mes Ukrainës dhe Rusisë do të konsiderohet e pavlefshme duke filluar nga 1 prill 2019.

Kryetari i Shtetit të Ukrainës, Poroshenko më 17 shkurt kishte firmosur dekretin për anulimin e marrëveshjes në fjalë mbështetur në vendimin e Këshillit Kombëtar të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Ukrainës.

Marrëveshja mes Ukrainës dhe Rusisë ishte nënshkruar më 31 maj 1997 dhe vlerësohej si një nga marrëveshjet bazë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Gjithashtu marrëveshja i cilësonte vendet si “partnerë strategjikë”.

Marrëveshja thoshte se të dyja vendet, Rusia dhe Ukraina “do të respektojnë integritetin territorial të njëri-tjetrit dhe do të riafirmojnë pacenueshmërinë e kufijve ekzistues midis tyre”.

Në vitin 2014, Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë në kundërshtim me një nga nenet kryesore të kësaj marrëveshjeje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re