Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka komentuar situatën e krijuar në Kuvend, ku seanca e ditës së sotme (e hënë, 20 Nëntor) u zhvillua mes tensioneve dhe tymueseve.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili shkruan se Parlamenti është zaptuar nga Garda dhe “de jure dhe de facto ka rënë”

“Kushtetuta e Shqipërisë është kthyer në rregullore të Gardës”, shkruan deputeti duke iu referuar pranisë së Gardës si gjate seancës.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit:

Parlamenti i zaptuar nga Garda de jure dhe de facto ka rënë!

Parlamenti është totalisht i zaptuar nga Garda dhe në këtë mënyrë është ligjëruar rënia e tij.

Kushtetuta e Shqipërisë është kthyer në rregullore të Gardës.

Rregullorja e Kuvendit është kthyer në Rregullore të Gardës.

Në sallën e Kuvendit s’ka asnjë të drejtë të hyjë kërrkush përveç deputetëve.

Grusht i shtetit i qeverisë mbi Parlamentin është fakt publik në sytë e të gjithë botës!

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re