Sot Kuvendi i Shqipërisë i rikthehet normalitetit, pasi Rithemlimi dhe PS ranë dakord për ngritjen e 2 Komisioneve Hetimore.

Në këtë seancë do të marrin pjesëe edhe përfaqesues të trupës diplomatike, ambasadorët.

Në seancën e sotme parlamentare, e cila do të nisë në orën 10:0 do të diskutohen disa çështje të cilat më pas do të kalojnë për miratim.

Në këtë seancë do të votohet për ngritjen e Komisionit Hetimor në Kuvend për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe të Shërbimit Publik të Check-up në Shëndetësi dhe po ashtu për ngritjen e Komisionit Hetimor në Kuvend për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS.

Gjithashtu sot në Kuvend pritet të votohen disa projektvendime”

“Per zgjedhjen e nje anetari te bordit te Entit Rregullator te Energjisë”.“Per emerimin e nje anetari te Keshillit te Statistikave”.“Per emerimin e nje anetari te Keshillit te Statistikave”.“Per zgjedhjen e nje anetari te Keshillit Drejtues te Radiotelevizionit Shqiptar”.” Per miratimin e disa ndryshimeve ne vendimin e Kuvendit nr. 43/2017 “Per miratimin e struktures dhe organikes se Autoritetit te Konkurrences”, i ndryshuar.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re