Në mbledhjen e mbajtur në kryeqytetin Bejrut, parlamenti i Libanit nuk arriti të zgjidhte presidentin e ri.

Mediat lokale njoftojnë se kandidati Michel Mouawad, i mbështetur nga Partia e Forcave Libaneze, nuk arriti të merrte votat e nevojshme për të fituar postin dhe zgjedhja e presidentit u shty për të mbajtur një seancë tjetër votimi.

Mandati gjashtëvjeçar i presidentit aktual Michel Aoun përfundon më 31 tetor.

Për të fituar në raundin e parë të votimit, nevojiten votat e dy të tretave të deputetëve në asamblenë prej 128 anëtarësh, ndërsa pas raundit të parë mjafton një shumicë e thjeshtë.

Në Liban, presidenti është i kufizuar në një mandat të vetëm gjashtëvjeçar.

Deputetët libanezë nuk kanë rënë ende dakord për një zëvendësues të presidentit Aoun, duke ngritur shqetësimet për një bllokim politik dhe institucional në Liban, vend i cili po kalon një krizë të thellë ekonomike që nga viti 2019.

Libani që nga muaji maj tashmë është pa një qeveri plotësisht funksionale.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re