Skip to content

Parlamenti mblidhet në kohë pandemie/ Deputetët diskutime me maska e doreza

Këtë të enjte pritet të zhvillohet seanca e parë plenare në kohë koronavirusi. Pas një muaji, deputetët do të jenë prezentë sot në sallën e Parlamentit për të diskutuar për 22 nisma ligjore.

Ligjvënësit do të jenë të pajisur me maska, dezinfektantë dhe doreza, si edhe duhet të ruajnë distancën e sigurisë nga njëri-tjetri. Pritet që kjo seancë të zgjasë vetëm dy orë për shkak të situatës.

Midis të tjerash, do të diskutohet prë ndryshimet në Kodin Penal, aktet normative që janë nënshkruar nga Ministria e Shëndetësisë për masat kundër COVID-19, lirimi i një kategorie të dënuarish, etj..

Gjithashtu, pritet të diskutohen edhe dekretet e presidentit Ilir Meta, i cili ka kthyer për rishqyrtim ligjin për pronat dhe atë për sekuestrimin e pasurive nga OFL.