Nënkryetari i Partisë së Lirisë dhe deputeti  Petrit Vasili ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Etikës, për të përjashtuar 6 deputetë të opozitës. Me anë të një postimi në Facebook, Vasili thotë se “talebanizmi rilindas në Parlament meriton çdo përgjigje”.

Sipas Vasilit parlamenti po përjeton ditët më të zeza te tij gjatë gjithë pluralizmit dhe si i tille – thotë deputeti- ‘çdo qëndrim për çlirimin e tij nga mafia rilindase është plotësisht legjitim’.

“Salla e Parlamentit është kthyer ne një shpelle horrash ku nuk ka as Rregullore dhe as Kushtetute, por vetëm majmunëri rilindase, qe si e marrë zbaton urdhrat e te marrit Edi Rama”, shkruan ndër të tjera Vasili.

Reagimi i Vasilit

Rrembimi i parlamentit nga talebanet rilindas me ne krye Edi Ramen eshte tashme fakt.

Deputetet e opozites denohen vazhdimisht ndersa rilindasit jane te paprekshem edhe kur sillen si rrugaçe ordinere ne sallen e Kuvendit duke filluar nga Edi Rama, qe ka vjelle tonelata me ujra te zeza nga goja, duke vazhduar tek Ermonela Felaj etj, etj.

Talebanet e rilindjes te cmendur nga babezia e vjedhjes sillen si pushtues ne Kuvend dhe u ngjajne bolshevikeve, qe sapo hyne ne Pallatin Dimrit filkuan te përmirnin mbi veprat e artit.

Salla e Parlamentit eshte kthyer ne nje shpelle horrash ku nuk ka as Rregullore dhe as Kushtetute, por vetem majmuneri rilindase, qe si e marrë zbaton urdherat e te marrit Edi Rama.

Gjithshka vendoset ne menyre shpellare nga Lindita Nikolla, qe ne vend te Kryetares se Kuvendit eshte shnderruar me sjelljen e mjere te saj ne nje sherbetore te paligjshmerise ne Kuvend duke shkelur shume rende çdo norme e ligj.

Rilindasit e kane kthyer Parlamentin ne nje vrime mafioze, qe vepron me porosine e krimit dhe ku eshte asgjesuar llogaridhenia dhe ku votohen ligje ne sherbim te hajduterise qindra e qindra milione euro.

Komisionet e Kuvendit jane shnderruar ne lepirse te qeverise, ku as debatohet me pergjegjesi dhe as ndryshohet asgje, por thjesht noterizohet cdo lloj pacavure mafioze e qeverise.

Talebanet ne Kuvend kujtojne se jane pronaret e tij dhe e kane privatizuar e kapur per fyti dhe arrijne derisa te caktojne vete edhe perfaqesuesit e opozites ne Komisionet parlamentare.

Çdo deputet ne sallen e Kuvendit ka te drejta te barabarta dhe nuk ka deputet te nivelit te pare e te dyte, por talebanet rilindas ne Kuvend sillen si ordinere duke shkelur cdo norme.

Talebanet rilindas  ne Kuvend bllokojne projektligjet e opozites me Kuvend dhe kulmi arrin deri ne bllokimin llogaridhenien dhe ngritjen e Komisioneve Hetimore si e drejte Kushtetuese e opozites dhe si thelbi i ekzistences se Republikes Parlamentare.

Parlamenti po përjeton ditët me te zeza te tij gjate gjithë pluralizmit dhe si i tille çdo qendrim për çlirimin e tij nga mafia rilindase është plotësisht legjitim.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re