30 shtatori ishte afati i fundit që parlamenti malazez duhet të zhvillonte punimet para se të votonte shkurtimin e mandatit të tij për ta dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme.

 

Por një gjë e tillë e kërkuar nga presidenti Gjukanoviç nuk ka ndodhur, pasi për të futur shkurtimin e mandatit në rend dite kanë votuar pro vetëm 39 deputet ndërsa 41 kanë qenë kundër.

 

Menjëherë pas kësaj presidenti Gjukanoviç deklaroi se shumica nw parlament do një Mal të Zi jo funksional.

 

MILO GJUKANOVIÇ

PRESIDENT I MALIT TË ZI

 

Ata nuk ia duan të mirën e Malit të Zi duan paralizën institucionale, prandaj nuk u zgjodh asnjë nga 18 kandidatët për Gjykatën Kushtetuese, sepse synimi ishte që ajo gjykatë të mos funksiononte. Sot synohet që për shkak të mosfunksionimit të Gjykatës Kushtetuese të mos bëhen zgjedhje.

 

Gjukanoviç u treguar i ashpër duke pohuar se kryeministri aktual Abazoviç është fajtori për ngërçin politik ku ndodhet vendi dhe se ai u shërben interesave të Serbisë së Madhe.

 

MILO GJUKANOVIÇ

PRESIDENT I MALIT TË ZI

 

Synimi është që Mali i Zi të bëhet institucionalisht jofunksional dhe i paaftë, për të vërtetuar tezën e nacionalizmit serbomadh se Mali i Zi nuk duhet të ekzistojë dhe duhet të kthehet në përbërjen e Serbisë së Madhe, që janë ëndrra dhe dëshira të përjetshme dhe perandorake të Rusia dhe Serbia e Madhe. Është e qartë se sot në atë plan kanë një kontraktor, ai është kryeministri aktual.  

 

Sipas Gjukanoviç shkurtimi i mandatit të Kuvendit është zgjidhja më optimale në situatën e caktuar politike sepse hap mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në një periudhë më të shkurtër kohore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re