Dhoma e ulët e Parlamentit të Rusisë (Duma) i ka bërë thirrje Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe parlamenteve të vendeve në të gjithë botën për zgjidhjen e konfliktit Palestinë-Izrael.
Në “thirrjen për zgjidhje” të konfliktit Izrael-Palestinë që u miratua në Duma, kërkohet nga OKB-ja dhe parlamentet e vendeve të tjera që të marrin të gjitha masat e mundshme për të parandaluar katastrofën e pashembullt në Lindjen e Mesme, për të ndaluar gjakderdhjen dhe dhunën që përshkallëzohet kundrejt civilëve.

Më tej, në thirrje theksohet sulmi që Izraeli kreu ndaj spitalit në Gaza.

“Persekutimi i padrejtë dhe përdorimi i forcës jo-proporcionale aktualisht ka shkaktuar vdekjen e disa mijëra personave. Mënyrat barbare për të zgjidhur problemet politike me mjete të armatosura kanë shkaktuar mijëra protesta antisemite dhe anti-islamike në mbarë botën”, theksohet në njoftimin e parlamentit.

Gjithashtu dënohen ashpër të gjitha shkeljet e të drejtës ndërkombëtare humanitare duke nënkuptuar përdorimin e municioneve të ndaluara kryesisht me marrëveshje ndërkombëtare, sulmet kundrejt infrastrukturës civile, objekteve të energjisë dhe ujit, si dhe veçanërisht ndaj institucioneve shëndetësore dhe për zhvendosjen e detyruar të civilëve.

Po ashtu në thirrje thuhet se përgjegjësit e krimeve të luftës dhe ata që kryejnë krime kundër njerëzimit duhet të nxirren para drejtësisë dhe të dënohen në mënyrën më të rëndë.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re