Skip to content

Parlamenti rus mbështet misionin paqeruajtës në Malësinë e Karabakut

Dhoma e Lartë e Parlamentit rus miratoi sot dërgimin e një misioni paqeruajtës rus në Malësinë e Karabakut për të monitoruar marrëveshjen e armëpushimit që synon t’i japë fund konfliktit tre-dekadash të gjatë midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.

Propozimin për misionin paqeruajtës 5-vjeçar të trupave ruse e mbështën 129 nga 170 delegatë të pranishëm në Këshillin e Federatës Ruse.

Rreth 2.000 trupa ruse do të ruajnë korridorin Lachin që lidh Karabakun me Armeninë.

Kjo vjen një ditë pasi Parlamenti i Turqisë miratoi vendosjen e trupave turke në Azerbajxhan për një vit.

Turqia dhe Rusia kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për të ngritur një qendër të përbashkët turko-ruse për të monitoruar marrëveshjen e paqes në Karabak.

Malësia e Karabakut është rajoni i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit, por ishte nën pushtimin armen nga fillimi i viteve 1990.

Përplasjet e reja filluan më 27 shtator dhe vazhduan për javë të tëra derisa të dy palët nënshkruan një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Rusia më 10 nëntor.

Baku çliroi disa qytete dhe gati 300 vendbanime dhe fshatra gjatë kësaj kohe.

Armëpushimi shihet si një fitore për Azerbajxhanin dhe një humbje e Armenisë.