Në nisje të sesionit të ri parlamentar, ish-kryeministri Sali Berisha ka mbledhur Grupin Parlamentar. Ai kërkoi që parlamenti të shndërrohet në një shesh beteje për të denoncuar ato që i quajti afera të mëdha të qeverisë.

 

SALI BERISHA

ISH-KRYEMINISTER

 

“Në sesionin e betejave më të fuqishme kundër këtij regjimi të damkosur në shkallë maksimale në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar. Unë e kuptoj qenë mënyrën se si funksionin parlamenti, si parlamentesh cubash, hajdutësh dhe njerëzish që nuk kanë, s’njohin as ligj, moral, e as Kushtetutë e rregullore. Institucioni në të cilin të drejtat e deputetëve dhe për rrjedhojë të atyre që përfaqësojnë deputetët shkelmohen çdo orë e çdo ditë. Është në funksion të regjimit të Ramës, të krimit, drogës e vjedhjes Është tmerrësisht e vështirë ulja në atë sallë, por detyrimi më suprem ndaj zgjedhësve, na detyron ne që jo vetëm të ulemi por të shumëfishojmë përkushtimin tonë, alternativën tonë për qytetarët shqiptarë dhe denoncimet në të gjitha drejtimet të këtij regjimi që kryesohet nga një njeri”

 

Ish-kryeministri u shpreh se ka shumë skandale që e implikojnë drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama, por edhe një pjesë të opozitës.

 

“Parlamenti nis punimet me një aleancë të re. Aleanca Rama-Doshi-Brava është realitet i ri, por edhe kjo është aleancë krimi, e cila do të përfundojë së bashku me regjimin e krimit. E them këtë se pas zgjedhjeve vendore kjo aleancë është bërë evidente në shumë bashki dhe komuna të ndryshme.”

 

Ai tha se deputetet e “Rithemelimit” i kane kerkuar negociata bashkimi me Gaz Bardhin dhe grupin e tij te deputeteve, por perjashtoi nga kjo liste dyshen Basha-Alibeaj.

 

E vërteta është që grupi me unanimitet të plotë, pas diskutimit të secilit, të çdo anëtari, ishte i mendimit që të vazhdojnë negociatat me deputetët e tjerë, me Gaz Bardhin, kryetarin e grupit dhe të tjerë, me qëllimin më të mirë, arritjen e një bashkimi.Kjo pasi konstatohet se ky vullnet ekziston nga të gjitha palët, dhe unë e quaj këtë vendim të grupit, një vendim në vlerësimin tim, të drejtë, në përputhje me interesat e PD-së, anëtarëve dhe simpatizantëve të saj.Me zotin Bardhi dhe çdo deputet tjetër, përveç Alibashës dhe Lul Pengut, kjo parti është dhe do jetë e hapur për diskutim. Dhe nuk ka kush pse të ma dijë për nder se është partia e demokratëve.Ata të dy e kanë nxjerrë veten jashtë, janë shndërruar në pengje të Edi Ramës.Çdo propozim që vjen nga ata që vendosin të punojnë mbi baza realiste për pajtimin dhe bashkimin, konsiderohet me seriozitet. Çdo propozim vlerësohet dhe konsiderohet me seriozitet të madh. Se çfarë përfaqëson Basha, është bërë e qartë për çdo qytetar shqiptar. Ai përfaqëson mirëfilltas një peng të Edi Ramës, me qëllime të caktuara. Por pozitivja është se nuk ka shqiptar që nuk e ka kuptuar se ai është pengu i Edi Ramës. Ai dhe një grup i vogël që e ndjekin, janë të zbrazur nga çdo lloj integriteti moral, politik, etj.

 

 

Në lidhje me çështjen e sterilizimit, Berisha i drejtoi akuzat ndaj SPAK-ut se nuk ka hetuar siç duhet këtë dosje pasi ka amnistuar Veliajn dhe Beqajn me urdher te Rames.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re