Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancë plenare, ku pritet të votohen dy raportet e ardhura nga Këshilli i Mandateve, për t’ hapur rrugën SPAK për arrestimin e ish kryeministrit Sali Berisha. Pasi Gjykata Kushtetuese nuk mori në shqyrtim padinë e deputetëve të Rithemelimit, tashmë Kuvendi e ka rrugën e hapur për t’i hequr mandatin e deputetit Berishës. Më pas do të jetë Prokuroria e Posaçme që do të vendosë se çfarë mase shtrënguese do të kërkohet për Berishën, ‘arrest në shtëpi’ apo ‘arrest në burg’, i cili është nën hetim për aferën ‘Partizani’.

Për heqjen e imunitetit të Berishës, duhen 71 vota pro dhe për këtë mazhoranca i ka e vetme votat, pasi në zgjedhjet e fundit parlamentare arriti të siguronte 74 mandate. Por votën pro do e  japin edhe deputetët e opozitës, që janë rreshtuar krah Lulzim Bashës. Kjo u paralajmërua edhe nga vota pro që Enkelejd Alibeaj dha në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.

Lexo edhe :Related Posts

Por në pikëpyetje mbetet ajo se çfarë pritet të ndodhë. Në orën 09:30, opozita e drejtuar nga Sali Berisha ka thirrur protestën para Parlamentit. Trazira janë paralajmëruar edhe në Kuvend, por një pjesë e deputetëve të opozitës janë të përjashtuar, ndërsa mazhoranca ka kërkuar përjashtimin me 60 ditë të “rebelëve” në rast se ka kaos në seancat plenare. Berisha ka bërë thirrje për protesa dhe mosbindje civile në të gjithë Shqipëerinë dhe mbetet për tu parë se sa qytetarë do i përgjigjen thirrjes së ish-kryeministrit.

SPAK iu drejtua Kuvendit me kërkesën për dhënien e autorizimit për rëndimin e masës ndaj Sali Berishës në arrest, më 12 dhjetor pasi ish-kryeministri, nën akuzë për privatizimin e ish kompleksit Partizani, nuk respektoi masën e parë, atë të detyrimit për paraqitje./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re