Me 83 vota pro, parlamenti zgjodhi Armela Krasniqin si kryetare të Autoritetit të Mediave Audiovizive.
Ashtu siç edhe ishte parashikuar, Kuvendi zgjodhi drejtorja e Agjencisë Telegrafike Shqiptare, ndërsa ka mbajtur deri në vitin 2017 postin e drejtores së Departamentit të Marrëdhënieve me Publikun në Kryeministri.
Delegacioni i Bashkimit Europian i kishte bërë thirrje Kuvendit ta shtynte për në shtator këtë vendim, por sugjerimi nuk u mor parasysh.
Pak minuta para vendimit, kreu i PD, Basha e quajti “harbutëri” në dëm të Shqipërisë”.