Qyteti italian, Parma, ndodhet në zi ditën e sotme, në mbështetje të familjes shqiptare nga Durrësi.

 

 

Mësues, shokë klase, miq e të afërm kanë shkuar pranë Angjeza dhe Ardian Hyesnit të cilët humbën tre fëmijë dhe nipin e tyre.

 

 

Shane Hyseni, 22 vjeçe, djali i saj Mattias Lajme 1 vjeç e gjysmë, dhe vëllai e motra e saj gjithashtu të mitur, Rejana dhe Resat Hyseni 8 dhe 11 vjeç nuk mundën t’i mbijetonin aksidentit.

 

 

Pranë familjarëve ka shkuar edhe kryebashkiaku i Parmës Michele Guerra, i cili e ka konsideruar ngjarjen një tragjedi.

 

 

Dy të miturit e familjes, Rejana dhe Resat Hyseni ishin nxënës të shkollës Albertelli-Newton në provincën Reggio Emilia, në klasë të katër dhe të gjashtë.

 

 

Mbrëmjen që ndodhi aksidenti ata i ishin bashkuar motrës së tyre dhe partnerit të saj për një darkë në një restorant sushi në afërsi të zonës.

 

 

Mediat italiane bëjnë me dije se përplasja fatale ndodhi gjatë kthimit nga darka ku Shane dhe Orjol Lame do të dërgonin vëllain e motrën në banesën e tyre pranë prindërve e do të ktheheshin sërish.

 

 

Orjol Lame i plagosur rëndë ndodhet në terpai intensive dhe ende në rrezik për jetën.

 

 

Teksa hetimet vijojnë, shkaqet e aksidentit nuk janë saktësuar ende.

 

 

Në asflat nuk janë gjetur shenja frenimi.

 

 

Shane Hyseni, 22 vjeçe, djali i saj Mattias Lajme 1 vjeç e gjysmë, dhe vëllai e motra e saj gjithashtu të mitur Rejana dhe Resat Hyseni 8 dhe 11 vjeç.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re