Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka ankimuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve rezultatin në bashkinë e Maliqit. Në dokumentin e dorëzuar pranë KQZ, ky koalicion pretendon se ka pasur parregullsi në fletët e votimit që janë numëruar.

bashkia maliq ok

Sipas ankimit fletët e votimit që duhet të shpalleshin të pavlefshme pasi kishin probleme me vulat, janë përfshirë në rezultat.

“Nuk përputhet numri i zgjedhësve me fletët e përdorura, me renditjen sipas pajisjes elektronike të identifikimit të personave me fletët e marra në dorëzim për disa qendra votimi: 3789, 3790, 3792, 3795, 8313, 3815, 3816.

Numri i fletëve të përdorura është më i vogël se diferenca e numrit të fletëve të marra në dorëzim, me numrin  e gjendur në kuti dhe numërimin e fletëve të dëmtuara në disa QV: 3822, 3823/1, 3824, 3826, 3827, 3827/1, 3828″.

Sipas “Bashkë Fitojmë”, këto parregullsi kanë ndikuar në rezultatin e thellë përfundimtar të Kryetarit të Bashkisë.

Kujtojmë që në bashkinë Maliq, Gëzim Topçiu i PS fitoi një tjetër mandat pasi grumbulloi 13592 vota, kurse kundërshtari nga “Bashkë Fitojmë” Alfred Gega mori 6886 vota.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re