Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sot në një konferencë më mediat lidhur me problemet që janë krijuar me zarfet e fletëve të votimit për emigrantët shqiptarë, veçanërisht për emigrantët e Greqisë.

Vetëm dy ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, Berisha i bën thirrje shqiptarëve të diasporës, që cilido prej tyre që ka mundësinë,  të vijë në Shqipëri për të votuar nga qendrat e votimit, për shkak se janë krijuar probleme me zarfet.

“Thirrja ime është, cilido prej tyre, që mund të vijë të votojë me datën 11 Maj, i bën një shërbim historik vendit dhe kombit të tij”, u shoreh kreu i PD-së.

Berisha tha se ndonëse 1indra mijëra emigrantë u regjistruan për të votuar, por sipas tij “një çrregullim i organizuar u konstatua në dy vende me postën, e cila ka një emër autoritar, të mirë, por që shfaqi parregullsitë më të mëdha.”

Sali Berisha: Së pari një mesazh për diasporën shqiptare, e cila ka qenë shpirti i kësaj fushate elektorale. Thirrja ime është, cilido prej tyre, që mund të vijë të votojë me datën 11 Maj, i bën një shërbim historik vendit dhe kombit të tij.

11 Maji është dita përcaktuese e të ardhmes së kombit shqiptar.
Qindra mijëra emigrantë u regjistruan për të votuar, por një çrregullim i organizuar u konstatua në dy vende me postën, e cila ka një emër autoritar, të mirë, por që shfaqi parregullsitë më të mëdha.

Kjo, uroj dhe shpresoj, të mos dekurajojë, por përkundrazi, të nxisë çdo qytetar shqiptar jashtë vendit që mund të vijë këto dy ditë dhe të votojë në qendrat e votimit, do ishte një shërbim i jashtëzakonshëm, një rast unik që u jepet për t’i shërbyer vendit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko